Kthehu lart

Pijnë gjakun e kobrave dhe ecin në zjarr, stërvitja e "çmendur" ushtarake

Pijnë gjakun e kobrave dhe ecin në zjarr, stërvitja e "çmendur" ushtarake GazetaExpress

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, pa trupat indoneziane duke pirë gjak gjarpri, të ecnin nëpër xhama, të thyejnë tulla më kokë, apo duke ecur në zjarr gjatë një stërvitje të rrallë ushtarake të mërkurën, për të treguar aftësitë unike të ushtrisë së Indonezisë.

Ushtarët indonezianë kryen një seri teknikash të arteve marciale dhe mahnitën të pranishmit me teknikat e tyre, përcjell Albeu.com.

Ushtarët prenë kokat e kobrave dhe pinë gjakun e tyre me njëri-tjetrin, ndërsa njerëzit u tmerruan. 

Forcat indoneziane janë aktive në kushtet e xhunglës dhe ndonjëherë duhet të merren me gjarpërinjtë.

Demonstrata tregoi gjithashtu intensitetin e trajnimit të forcave indoneziane, tha Mattis.


    Data: 25 Janar 2018 14:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera