Kthehu lart

Personi që plagosi gjinekologun është Faton Fetiu, gjatë sulmit përdori edhe bombë

Personi që plagosi gjinekologun është Faton Fetiu, gjatë sulmit përdori edhe bombë GazetaExpress

​Gjinekologu Premtim Gojani është plagosur me tre plumba nga dhëndri i tij, Faton Fetiu nga Gjakova. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, pranë shtëpisë së mjekut kosovar, në lagjen Marigona të komunës së Graçanicës.

64-vjeçari që plagosi gjinekologun u vetëdorëzua me të qëlluar atë para shtëpisë.

I dyshuari Faton Fetiu është me prejardhje nga Gjakova, ndërsa ka nënshtetësi amerikane, raporton Gazeta Express. 

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një granatë dore të pashpërthyer, të cilën e kishte me vete i dyshuari. 

Granata është larguar nga njësiti i specializuar për çminim i policisë, raporton Express.

Po ashtu, PK-ja ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar edhe armën e zjarrit me të cilin dyshohet të jetë përdorur gjatë plagosjes, një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë. 

Gjinekologu Premtim Gojani raportohet se po lufton për jetën nga plagët e marra, derisa ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Amerikan. /GazetaExpress/.


    Data: 13 Shkurt 2018 14:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera