Kthehu lart

Për Pavarësi namazin e falin me plisa (Video)

Për Pavarësi namazin e falin me plisa (Video) GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 19:15

Xhamia e vjetër në Podujevë po ripërtërinë një traditë, poashtu të vjetër shqiptare. Hoxha i kësaj xhamie bëri thirrje që namazi i datës 17 shkurt të falet me plis në kokë.

Me plis në kokë u panë si moshat e vjetra, ashtu edhe ato të reja.

Pas përfundimit të ritualeve fetare, atmosfera nuk mungoi jashtë xhamisë.

Faljen e namazit të xhumasë, e pasoi edhe dërgimi i ndihmave për disa familje me nevojë në këtë komunë, të cilat u mblodhën nga xhemati i kësaj xhamie.


    Data: 17 Shkurt 2017 19:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera