Kthehu lart

PDK: Prej se LDK është në bashkëqeverisje i ka harruar vrasjet politike – po i keqpërdorë për vota

PDK: Prej se LDK është në bashkëqeverisje i ka harruar vrasjet politike – po i keqpërdorë për vota GazetaExpress

Dega e PDK’së në Podujevë i ka reaguar Nënkryetarit të LDK’së, Agim Veliu, i cili kërkoi zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës. Sipas PDK’së, LDK është duke i keqpërdorur vrasjet e pasqaruara derisa këtë po e bën vetëm për vota.

PDK ka lëshuar akuza në drejtim të LDK’së se kanë dështuar edhe sa i përket themelimit të ushtrisë së Kosovës.

Sipas Partisë së Kadri Veselit në Podujevë, LDK është duke parti që pret prej të tjerëve t’i kryejnë punët e Shtetit të Kosovës.

“Këtë herë dega e LDK-se në ketë përvjetor të themelimit te saj Podujevë, ashtu siç e kanë trashëguar nga e kaluara, se asgjë nuk mund të bëjmë vetëm, pa na thënë të tjerët. Veçuan  pamundësinë e themelimit te ushtrisë, apo shndërrimit te FSK-së në forcë për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë, se gjoja nuk na lënë të tjerët, edhe pse bashkërenditja për krijimin  e ushtrisë është duke u bërë me faktorin ndërkombëtar, NATO-n, SHBA-të dhe BE-në”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

 “Po e vërteta është diku tjetër, se LDK do ta kishte dëshirën qe kjo ta jepte iniciativën e që nuk e dha, pikërisht duke pritur nga kotësia se te tjerët ua bëjnë ushtrinë, ashtu siç priti me vite se dikush tjetër do t’ua sjell pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, por që kjo nuk ndodhi ashti siç e konceptuan”, thuhet më tej në komunikatë.

Sipas PDK’së, kërkesa për zbulimin e autoreve te vrasjeve te pasluftës, e cila gjithnjë është përdorur nga LDK-ja me qëllime te caktuara duke fajësuar subjekte dhe individ te ndryshëm për të cilët as hetuesia nuk e ka dhënë fjalën, por qe tash e disa vite prej kur është në bashkëqeverisje i ka harruar fare.

“Dega e PDK-se në Podujevë e përsërit dhe do ta përsërisë vazhdimisht qe autoret e atyre vrasjeve qe kane ndodhur pas luftës te zbardhen dhe autoret pavarësisht kush janë te dalin para drejtësisë, sepse kështu do te ndërpritet manipulimi qe gjithmonë ka përdorur ky subjekt politik për te përvetësuar vota nga qytetaret. Por qe tani qytetaret e kane qartësuar mire synimin e këtij grupi interesgjish do t’ua tregojnë vendin aty ku ne realitet e kane pasur para shume vitesh. Loja me ndjenjat e atyre qe u janë vrarë familjarët veç sa për te marr vota është jo e sinqerte dhe cinike, sepse këto vite kanë harruar fare qe t'i ngrisin këto çështje”, thuhet në reagimin e PDK’së.

    Data: 19 Mars 2017 15:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera