Kthehu lart

PDK pas një ore pritet të dalë me listën përfundimtare

PDK pas një ore pritet të dalë me listën përfundimtare GazetaExpress

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është duke vazhduar mbledhjen me nënkryetarët e këtij subjekti.

Aty është duke u diskutuar për përpilimin e listës me emrat e kandidatëve për deputetë.

Pjesë e këtij takimi bëhet e ditur se janë edhe partnerët tjerë të koalicionit.

Pas një ore siç merr vesh Klan Kosova, pritet që të publikohet lista përfundimtare.

Kurse më herët është raportuar se  Hajredin Kuçi, Besim Beqaj dhe Justina Pula kanë pranuar të heqin dorë nga përfshirja në listën zgjedhore të PDK-së, në koalicionin me AAK-në e Nisma-n.

Ata janë shfaqur të gatshëm t’u lënë mundësi tjerëve të futen në këto lista. 

Tre personat në fjalë kanë thënë se janë të gatshëm për të pranuar detyrat dhe përgjegjësitë tjera që ua jep partia, në të ardhmen dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë pakënaqësie.

E kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka përfunduar pak më parë mbledhjen e saj, por ende askush zyrtarisht nuk iu ka drejtuar mediave.

Derisa, Latif Gashi ka thënë se vullnetarisht ka hequr dorë nga kandidimi, ish deputeti Nait Hasani nuk ka treguar nëse do të jetë pjesë e listës së këtij subjekti, duke thënë se me rëndësi është që të fitojë PDK-ja. 


    Temat:
    Data: 19 Maj 2017 20:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera