Kthehu lart

Pas vdekjes së foshnjës edhe 4 raste të rënda të fruthit në QKUK

Pas vdekjes së foshnjës edhe 4 raste të rënda të fruthit në QKUK GazetaExpress

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka vizituar Klinikën Infektive për t'u njohur nga afër me gjendjen, pas raportimit të kësaj klinike në lidhje me rastet e reja të raportuara me fruth.

Në takim me drejtorin dhe kryeinfermierin e kësaj klinike, Naser Rrustemi, ai u njoftua për numrin e rasteve të mjekuara deri tani dhe për masat që kjo Klinikë ka ndërmarrë për të menaxhuar situatën.

Hamdi Ramadani, drejtor i kësaj Klinike, njoftoi se momentalisht në këtë Klinikë janë duke u mjekuar 36 raste me fruth, prej tyre 4 janë në gjendje më të komplikuar, përderisa 75 raste të tjera pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.

Sipas tij, pacientët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga foshnjat e deri te mosha 40-vjeçare.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm falënderoi stafin për punën dhe angazhimin e treguar për të ofruar ndihmesën shëndetësore për rastet e paraqitura.

Ai premtoi se do të angazhohet bashkë me bordin drejtues dhe Ministrinë e Shëndetësisë që të përmirësohet gjendja qoftë për sa i përket furnizimit me barna dhe material shpenzues, por edhe infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme.

    Data: 12 Tetor 2017 09:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera