Kthehu lart

Pas Sirisë, Turqia do ta pushtojë edhe Irakun

Pas Sirisë, Turqia do ta pushtojë edhe Irakun GazetaExpress

Turqia është duke kryer një operacion ushtarak prej gati dy muajsh në Siri, ndërsa mësohet se po përgatitet që ushtarët e tyre të futen edhe në Irak

Lajmi u dha nga shefi i diplomacisë turke Mevlut Cavusoglu, i cili tha se po bëhen gati që në muajin maj të futen edhe në Irak për të luftuar kundër PKK-së, shkruan Hurriyet.

"Operacioni në Siri përfundon në maj dhe pas kësaj ne do të shohim mundësitë që t'a shtrijmë atë edhe në Irakun e Veriut", - tha ai për mediet pak orë më parë. 

Turqia është futur në zonën e Afrinit në Siri për të luftuar formacionet ushtarake të YPG, të cilat Ankaraja i cilëson terroriste.

    Data: 08 Mars 2018 12:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera