Kthehu lart

Paraburgim për të dyshuarin që sulmoi policin

Paraburgim për të dyshuarin që sulmoi policin GazetaExpress

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin M.P.

I pandehuri serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dyshohet se dje në Stacionin Policor në Gjilan ka sulmuar zyrtarin policor F. K., i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, më këtë rast kanë ndërhyrë zyrtarët e tjerë policorë, duke e vënë nën kontroll të pandehurin.

Sipas njoftimit të Gjykatës pas matjes së testit të alkoolit tek i pandehuri ka rezultuar se ka qenë prezentë alkooli në masë 3.79 promila.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

    Data: 16 Prill 2018 15:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera