Kthehu lart

Pajaziti: Nëse LDK ka fakte për vrasjen e zyrtarëve të saj, t’i dorëzojë në Prokurori (Video)

Pajaziti: Nëse LDK ka fakte për vrasjen e zyrtarëve të saj, t’i dorëzojë në Prokurori (Video) GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 21:59

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë se deklaratat e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, për zbardhjen e vrasjeve të zyrtarëve të saj, tingëllojnë si elektorale.

“Deklarata të tilla nga një parti në pushtet tingëllojnë si retorike, politike dhe elektorale, sepse vijnë prej një partie që është në pushtet”, ka thënë Pajaziti në televizionin Rrokum.

Ai konsideron se nuk duhet të ‘terrorizohen’ qytetarët me deklarata të tilla në këtë kohë dhe vlerëson se faktet për ato vrasje duhet të dorëzohen në Prokurori.

    Data: 20 Mars 2017 21:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera