Kthehu lart

Pacolli: Demarkacioni, pothuajse çështje e mbyllur

Pacolli: Demarkacioni, pothuajse çështje e mbyllur GazetaExpress

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është pothuajse e mbyllur.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithëherë pranë nesh në ditët më të vështira për popullin dhe në proceset më të rëndësishme për vendin", ka shkruar Pacolli në Facebook.

"Sot ishte ditë me fat për Kosovën sepse Demarkacioni pothuajse është çështje e mbyllur", ka vlerësuar ai.

"Ishte ditë me fat sepse kishim mysafirë edhe Ndihmës-Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchel", ka shkruar Pacolli. 

"Thellësisht mirënjohës për mbështetjen gjithëpërfshirëse dhe të palëkundur amerikane. Krenar, që populli i Kosovës në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi janë populli më pro-amerikan në botë. Aleat dhe partner të përhershëm strategjik", përfundon shkrimi i Pacollit. /Express/


    Data: 12 Mars 2018 20:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera