Kthehu lart

Osmani: Edhe Mustafa e ka kuptuar se ka gabuar që ka hyrë në koalicion me PDK'në

Osmani: Edhe Mustafa e ka kuptuar se ka gabuar që ka hyrë në koalicion me PDK'në GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 21:21

Në ditën kur është lidhur koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës janë thyer shpresat e qytetarëve që ta shohin Lidhjen Demokratike të Kosovës si shpresë, ka thënë deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK'së, Vjosa Osmani.

Ajo ka vlerësuar se koalicioni me PDK'në nuk ia ka vlejtur, duke e akuzuar partnerin e koalicionit se "parim kryesor ka moszbatimin e marrëveshjeve".

Osmani ka thënë se edhe kreu i LDK'së, Isa Mustafa, e ka kuptuar se ka gabuar që ka hyrë me PDK'në në koalicion.

Deputetja e LDK'së ka treguar se nuk ka kontakte me Mustafën, duke zbuluar se për herë të fundit është takuar me të para se të votohej Qeveria aktuale. /Express/

    Data: 20 Mars 2017 21:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera