Kthehu lart

OKB: 3 vjetët e fundit më të ngrohtat në 170 vjet

OKB: 3 vjetët e fundit më të ngrohtat në 170 vjet GazetaExpress

Matjet e reja konfirmojnë ndryshimin e klimës: 2015, 2016 dhe 2017 janë vitet më të ngrohta që nga fillimi i matjeve. Këtë e ka hulumtuar Organizata Botërore e Motit, WMO. Viti më i nxehtë ka qenë 2016.

Grumbullimi i viteve veçanërisht të nxehta është një shenjë e qartë e ndryshimit të klimës, shkaktuar nga rritja e përqendrimit të gazrave të dëmshme në atmosferë, komunikoi WMO në Gjenevë.

2017 ashtu si edhe viti 2015 ka pasur një temperaturë rreth 1,1 gradë mbi atë të kohës paraindustriale.

Dallimi mes këtyre dy viteve në statistikë nuk është i spikatur. Ndërsa në 2016 ka pasur një temperaturë plus sipas të dhënave të fundit rreth 1,2 gradë.

Sikurse deklaron më tej organizata shkencore e OKB'së për motin, temperatura - krahasuar me mesataren e viteve 1981 deri më 2010 - vitin e kaluar ka qenë 0,46 gradë më e lartë. "Gradët e ngrohjes së temperaturës gjatë tre viteve të kaluara janë të jashtëzakonshme", tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Motit (WMO) Petteri Taalas.

"Ngritja në arktik është mjaft e spikatur". Kjo do të ketë pasoja edhe ndaj motit në rajone të tjera.

    Data: 19 Janar 2018 23:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera