Kthehu lart

Njëri prej deputetëve më të votuar të AAK-së nuk di të shkruajë shqip (Foto)

Njëri prej deputetëve më të votuar të AAK-së nuk di të shkruajë shqip (Foto) GazetaExpress

​Pal Lekaj llogaritet të jetë njëri prej deputetëve më të votuar të AAK-së, që më 11 qershor garoi në listë të përbashkët zgjedhore me PDK-në e Nismën. Por, ish-kryetari i Gjakovës drejtshkrimin e gjuhës shqipe e ka në nivel katastrofal, bazuar në dokumentin e tij për deklarim të pasurisë. 

Ai mund të jetë njëri nga deputetët më të votuar të AAK-së, por Pal Lekaj të shkruajë shqip nuk di. Kjo dëshmohet në dokumentin që ai e plotësoi për ta deklaruar pasurinë e tij. 

Në katër rreshta të shkruar në rubrikën “Të dhëna të tjera”, të formularit të AKK-së, ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, pothuajse, në çdo fjalë të shkruar ka nga një gabim drejtshkrimor. 

Përveçse askund nuk e ka vendosur shkronjën “ë”, në disa raste atë e ka zëvendësuar me shkronjën “e”. Lekaj edhe shkronjën “e” në disa raste e ka vendosur fare pa nevojë, duke ia humbur kuptimin fjalisë. 

Dokumenti tregon se ish-kryetari i Gjakovës, as shenjat e pikësimit nuk di si t’i përdorë, shkruan Gazeta Express. 

Më poshtë shikojeni drejtshkrimin e ish-shefit të GP të AAK-së, Pal Lekaj: 

Forma e drejtë e shkrimit të tij: “Pasuria, e cila ka qenë e deklaruar vitin e kaluar, në formularin e deklarimit të pasurisë, tani nuk është ashtu për arsye se ka qenë pronë e përbashkët, ndërsa tani jemi ndarë me vëllezërit. Kredinë e kam marrë për blerjen e një banese, me 87 metra katrorë, të cilën jam duke e paguar me këste. Kredinë e kam marrë për 10 vjet dhe vlera totale e kredisë është 75 mijë euro”. 

Se Pal Lekaj çalon me të madhe në nivel të drejtshkrimit të gjuhës shqipe është dëshmuar nga vetë ai në fjalimet e tij, së fundi në Kuvend të Kosovës.

E më i famshmi fjalim është ai i Lekajt në një tubim protestues të opozitës së kaluar, kur ish-kryetari i Gjakovës nuk dinte të shqiptonte fjalën “demarkacioni” ndonëse kishte dalë për të protestuar kundër tij. /GazetaExpress/. 

    Data: 14 Qershor 2017 15:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera