Kthehu lart

Një femër shantazhohet nga familjari, i kërkon 11 mijë euro

Një femër shantazhohet nga familjari, i kërkon 11 mijë euro GazetaExpress

Në rajonin e Prizrenit, një viktimë nga Gryka e Lumëbardhit ka raportuar në polici një adresë elektronike përmes së cilës, viktima shantazhohej, ngacmohej e kanosej nga letra të shkruara në kompjuter dhe përmes SMS-ve

I dyshuari përmes këtij shantazhi kërkonte nga viktima 11 mijë euro, në të kundërtën kërcënonte se do t'i bënte publike disa materiale që do t’i bënin dëm viktimës.

Pas një pune të gjatë hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, gjykatën themelore, dhe operatorët telefonikë, hetuesit policorë kishin arritur që t’i binin në fije krejt këtij lëmshi, i cili ishte nisur nga një i dyshuar i moshës së vjetër dhe që rezultoi se ishte në lidhje krushqie me viktimën.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Ndërkaq, kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme.

    Data: 08 Mars 2018 10:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera