Kthehu lart

Nisma për Kosovën kërkon zbatim të Rezolutës së Kuvendit

Nisma për Kosovën kërkon zbatim të Rezolutës së Kuvendit GazetaExpress

Në një komunikatë të lëshuar nga Nisma për Kosovën dega në Mitrovicë thuhet se Deputetët e Kuvendit të Kosovës të të gjitha partive politike kërkuan që përmes një miratimi të rezolutës të bëhet rrënimi i murit në janar të këtij viti.


Rezoluta u miratua në Kuvendin e Kosovës me shumicë votash prej 72 prej tyre, njofton Klan Kosova.

Nisma për Kosovën dega në Mitrovicë poashtu thotë se pas miratimit të rezolutës Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në krye me Ferat Shalën ka dërguar shkresë administrative institucioneve të Veriut të Mitrovicës.

Sipas Nismas në Mitrovicë, ajo ministri ka bërë të ditur që me zyrtarët e pjesës veriore kanë shkëmbyer disa letra të informacioneve ku dhe u është deklaruar se nga Mitrovica Veriore ka të pajtimit për të larguar murin.

Ky subjekt partiak kërkon që të zbatohet rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës pas deklaratave të dhëna në emisionin e sotëm në Info Magazine nga ish Kryetari i Mitrovicës dhe tani zëvendës ministër në Qeverinë e Kosovës, Avni Kastrati, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së i Sadri Ferati si dhe nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka.

‘’Sot oshte afati i fundit sipas Rezolutës se Kuvendit te Kosovës për rrënimin e murit në veri te Mitrovicës. E sa për ironi edhe sot në debat dolën ish Kryetari i Mitrovicës dhe tani zëvendës ministër në Qeverinë e Kosovës, Avni Kastrati, si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së i Sadri Ferati si dhe nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka të cilët e kthyen ketë çështje ne politik në politik për konsumim të brendshëm duke e harruar shtetin si dhe qashtje madhore e përgjegjësit që dalin nga kjo Rezolutë, po njësoj siç kanë bërë gjithmonë, duke e anashkaluar qytetarët institucionet e duke u nënshtruar ndaj Serbisë, e duke u shfaqur të pa fuqishëm edhe sot e 17 vite përball strukturave kriminale e paralele që tani janë nën Qeverinë e Kosovës, nëse mund të themi’’ thuhet në komunikatën e dërguar,




    Data: 31 Janar 2017 22:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera