Kthehu lart

Nënkryetari i LDK-së u kthehet vrasjeve politike, kërkon drejtësi nga shteti (VIDEO)

Nënkryetari i LDK-së u kthehet vrasjeve politike, kërkon drejtësi nga shteti (VIDEO) GazetaExpress E shtune, 18 Mars 2017 12:37

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu e ka përdorë përvjetorin e partisë në Podujevë, për të kërkuar drejtësi për vrasjet e pasluftës. Ka thënë se Shteti e ka obligim të ndriçojë vrasjet politike, duke përmendur emrat e Xhemajl Mustafës, Ismet Rracit etj.

“Derisa shteti obligim drejtësinë, a krimit politik ndëshkimin gjithsesi”, ka thënë Veliu, në fjalimin e mbajtur në Podujevë.

Këto kërkesa për zbardhjen e vrasjeve politike po bëhen në kohën kur po përmenden zgjedhjet e reja të përgjithshme, ndërsa, këtë vit mbahen edhe zgjedhjet lokale.

Me këtë rast, Veliu ka lëshuar kritika në drejtim të PDK’së, por asnjëherë s’ua ka përmendur emrin. Vetëm ka thënë se Kryeministri Isa Mustafa vazhdimisht po punon në koordinim me vendorët e ndërkombëtarët për vendimet strategjike.

“Edhe bashkëqevberisja aktuale ka qenë e motivuat me interesin e Shtetit të Kosovës. Arritjet janë të matshme”, ka thënë ai.

Veç kësaj, Veliu ka thënë se nga LDK edhe partitë tjera janë mësuar të nderojnë Ibrahim Rugovën, të cilin dikur e kishin luftuar.

    Data: 18 Mars 2017 12:37
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera