Kthehu lart

Nënë e bir largohen nga Vetëvendosja

Nënë e bir largohen nga Vetëvendosja GazetaExpress

40 aktivistë kanë dhënë sot dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, si pasojë e zhvillimeve të fundit në parti

Nol Nushi e Teutë Rrusta kanë arsyetuar veprimin e tyre, duke thënë se janë detyruar të marrin këtë vendim sepse në Vetëvendosje nuk mund ta ushtrojnë më vullnetin e tyre politik, shkruan Periskopi.

Në mesin e të dorëhequrve shihej edhe Dardan Kadaj, i cili është i biri i deputetes Donika Kadaj-Bujupi.

Ditëve të fundit, papajtueshmërinë me këto zhvillime e ka shfaqur edhe deputetja Kadaj-Bujupi.

Ajo mendon se kjo mënyrë e të menaxhuarit të situatës në VV e dëmton partinë, ku ajo aderoi nga AAK.


    Data: 25 Janar 2018 15:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera