Kthehu lart

Nenad Rashiq flet për mosmarrëveshjet brenda Listës Srpska (Video)

Nenad Rashiq flet për mosmarrëveshjet brenda Listës Srpska (Video) GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 21:40

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për mosmarrëveshjet brenda subjektit partiak serb në Kosovës.

Ai ka treguar se këto marrëveshje kishin filluar me emërimin e deputetes Mirjana Jevtic si ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal, që më pas rezultoi edhe me dorëheqjen e saj.

Rashiq ka thënë se shumica e deputetëve të listës serbe kishin kundërshtuar emërimit të Jevtic, edhe pse sipas tij, ish-ministri Ljubomir Maric e kishte tepruar me qëndrimet e tij.

Deputeti ka treguar se nuk ka pasur konsultim paraprak të kryeministrit Mustafa me deputetët e listës serbe për emërimin e Jevtic dhe siç thotë Rashiq, për këtë ishte i njoftuar vetëm kryetari i grupit parlamentar të listës serbe, Slavko Simic. /Express/


    Të tjera