Kthehu lart

Në vitin 2016 në Kosovë u martuan 16 mijë e 51 çifte

Në vitin 2016 në Kosovë u martuan 16 mijë e 51 çifte GazetaExpress

​Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë”, për vitin 2016. Bazë e këtyre të dhënave janë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile në Kosovë. Kështu, në vitin 2016 janë grumbulluar gjithsej 17.410 fleta statistikore për kurorëzime DEM-3.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë, në vitin 2016, janë kurorëzuar 16.051 çifte bashkëshortore, kurse jashtë Kosovës janë kurorëzuar 1 359 çifte bashkëshortore.

Përkatësia etnike e femrave dhe meshkujve të kurorëzuara është: shqiptare (femra me 92.2% dhe meshkuj me 95.7%); serbe (femra me 0.9% dhe meshkuj me 0.9%); turke (femra me 0.4% dhe meshkuj me 0.5%); boshnjake (femra me 1.2% dhe meshkuj me 1.2%); rome, ashkalike dhe egjiptiane (femra me 1.2% dhe meshkuj me 1.2%); kurse me përkatësi tjetër janë (femra me 4.2% dhe meshkuj 0.6%).

Mosha mesatare e të martuarve ishte 29.8 vjeçare. Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31.6 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 28.1 vjeçare.

Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeç me 5 238 raste ose 32.6%, ndërsa tek meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 4 877, ose 30.4%.  

Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1 486 kurorëzime, ose 8.5%, pastaj vjen Prishtina me 1 372 kurorëzime, ose 7.9%. Ndërsa, në vendin e tretë është Ferizaj me 995 kurorëzime, ose 5.7% etj.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri  i femrave të kësaj kategorie është 10 037, ose 62.5%, dhe e meshkujve 11 476, ose 71.5%.


    Temat:
    Data: 14 Korrik 2017 14:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera