Kthehu lart

Në muret e shkollës fillore në Obiliq shkruhen parulla "Kosova është zemra e Serbisë" (FOTO)

Në muret e shkollës fillore në Obiliq shkruhen parulla "Kosova është zemra e Serbisë" (FOTO) Foto: Ilustrim GazetaExpress

Në muret e shkollës fillore në Plemetin të Obiliqit janë shkruar parulla me përmbajtje kundër Kosovës

Pos inicialeve të njohura serbe, (CCCC) me të cilat ftohet për harmoni ndërmjet serbëve, në mure, me shkronja cirilike dhe në gjuhën serbe është shkruar edhe fjalia “Kosova është zemra 3 Serbisë”, raporton Koha.net.

Lidhur me këtë rast kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, ftoi në takim komandantin e Policisë për Rajonin e Obiliqit, Sejdi Zeqirin, nënkryetarin për Komunitete, Slavisha Jakovleviç dhe shefin e Zyrës Lokale për Kthim dhe Komunitete, Slavisha Axhançiq.

Pjesëmarrësit e takimit e dënuan shkrimin e këtij grafiti duke thënë që veprime të tilla dëmtojnë relacionet ndëretnike në komunën tonë. Njëkohësisht u kërkua të ndërmerren masa ligjore ndaj autorëve të këtij akti.


    Data: 21 Prill 2017 13:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera

    • Lajm fantastik për shqiptarët në Gjermani

      Lajm fantastik për shqiptarët në Gjermani 0

    • Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

      Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit 0