Kthehu lart

Ndryshimi drastik i Ferki Shalës, rrëfen detaje për jetën e tij

Ndryshimi drastik i Ferki Shalës, rrëfen detaje për jetën e tij Autori: Syzana Hajradini GazetaExpress

Jeta e tij i ngjason një filmi. Por kjo është një storie e vërtetë e një prej këngëtarëve më të famshëm të viteve te 80-ta. Bëhet fjalë për ish vokalistin e grupit TNT, Ferki Shala, i cili në të kaluarën pëlqente jetën e natës. Klubet e pija ishin pjesë e përditshmërisë së tij. Më thjeshtë e bënte një jetë shumë më ndryshme nga ajo që e bënë sot.

Shpëtimin e ka gjetur tek feja. Ndryshimi i erdhi gradualisht, duke mos e pasur në mendje që ndonjëherë do ta braktiste muzikën.

Transformimi i tij, ishte shokues për shumë kë.

Nga një djalosh me flokë të gjata, me vath në vesh, e me një veshje prej rokeri, ai u shndërrua në një personalitet krejtësisht tjetër.

Por jo vetëm publiku që ia dëgjonte këngët, ndryshimin e tij vështirë për ta pranuar e pati edhe familja e tij.

E tani që Ferkiu është i sigurt që kurr nuk do të kthehet mbrapa në muzikë,  i është përkushtuar krijimit të disa ilaqeve natyrore.

Ferkiu thotë se takohet shpesh me ish kolegët e tij. Por ai është shumë kritik për muzikën tonë, pasi që sipas tij nuk ka ndonjë përparim.

TNT në vitin 1985 publikuan Albumin e tyre të parë “Ata sy”, ku deri në vitin 2005 ata sollën 9 albume me këndim e ndërkaq një album vetëm me insturmentale.

Ndiqeni materialin e plotë të realizuar nga gazetarja e T7, Syzana Hajradini.


    Data: 26 Maj 2018 10:03
    Autori: Syzana Hajradini

    Të tjera