Kthehu lart

Ndryshe nga babai i kryeministrit, prindërit e Thaçit ua kanë ndarë pasurinë edhe vajzave

Ndryshe nga babai i kryeministrit, prindërit e Thaçit ua kanë ndarë pasurinë edhe vajzave GazetaExpress

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Ditën e Ndërkombëtare të Gruas, thotë se është i kënaqur që prindërit e tij ua kanë ndarë pasurinë të gjithë fëmijëve njësoj.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se i vjen keq që babai i tij nuk ua ka ndarë pasurinë të gjithë fëmijëve, pra edhe djemve edhe vajzave njësoj. Ndërsa Presidenti Thaçi shprehet i lumtur që kjo nuk ka ngjarë në familjen e tij.

Thaçi ka shkruar në Facebook se pasurinë modeste prindërit e tij ua kanë ndarë njësoj motrave dhe vëllezërve.

“Jam i lumtur me vendimin e prindërve të mi që në ndarjen e pronave të familjes, sado modeste që janë, t’i përfshijnë njësoj edhe bijat edhe bijtë e tyre, motrat dhe vëllezërit e mi. U jam mirënjohës përjetë prindërve të mi”.

    Data: 08 Mars 2018 12:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera