Kthehu lart

​Nazim Bllaca rekrutoi një dëshmitar te Prokuroria serbe për incidentin “Nish-Express” (Dokument)

​Nazim Bllaca rekrutoi një dëshmitar te Prokuroria serbe për incidentin “Nish-Express” (Dokument) GazetaExpress

Nazim Bllaca po punonte nga burgu për interesat e Prokurorisë serbe të Krimeve të Luftës. Dëshmitë që i posedon Express tregojnë se ai kishte rekrutuar një të dënuar në burgun ku po mbahej, për të dëshmuar për incidentin e famshëm të autobusit me serbë, i njohur si incidenti “Nish-Express”. Çka saktë deponoi në Prokurorinë serbe ky dëshmitar përmes Nazim Bllacës, lexojeni të plotë në Express

Ishte shtatori i vitit 2014 kur një dëshmitar shumë i veçantë i misionit evropian në Kosovë, EULEX, ndërroi tabor – u dëshmua se ai po bashkëpunonte me Prokurorinë Speciale për krime Lufte në Serbi për të ndërtuar raste për ta kundër shqiptarëve të Kosovës. Nazim Bllaca qe trajtuar nga kryeprokurori i EULEX’it për krime lufte, italiani Maurizio Salustro; ky i fundit i ngriti pastaj një seri aktakuzat mbi bazën e dëshmive të tij. 

Pas përfundimit të Mandatit Salustro u punësua në Serbi. Ndërsa Bllaca u zhduk pa gjurmë - mund të jetë dëshmitar i mbrojtur i Gjykatës Speciale, e cila po merret me dyshimet e ngritura për krime ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga ish-prokurori zviceran, Dick Marty.

Por, çka po tentonte të bënte saktësisht Nazim Bllaca në komunikimet e tij me Dragoljub Stankoviq nga Prokuroria për Krime Lufte në Serbi?

Express ka prova se ai po e rekrutonte të dënuarin për vrasje, Shkumbin Mehmeti, për të qenë dëshmitar në favor të autoriteteve në Serbi për incidentin e sulmit ndaj një autobusi me serbë, i njohur si sulmi “Nish-Express”. 

Nazim Bllaca, një veteran i UÇK’së dhe më vonë dëshmitar i disa nga proceseve më të rëndësishme të EULEX’it, misionit më të shtrenjtë të BE’së jashtë kufijve të unionit, i tregon Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi se e ka rekrutuar Shkumbin Mehmtin, po ashtu i ofruar tek EULEX’i për t’u bërë dëshmitar bashkëpunues nga burgu.

“U bënë gati 13 vite që kur ka ndodh rasti i ‘Nish-Expresit’ dhe nuk ka asgjë lidhur me këtë rast deri me sot mirëpo sot ka ndryshuar gjendja. Unë kam në dorë dëshmitarin kyç qe ka qenë pjesëmarrës në kete rast ai me ka njoftuar  mua dhe me ka thënë: ‘Bllacë ty të besoj, ki lidhje të forta’”, thuhet në komunikimet e Bllacës me e-mailin e Shkumbin Mehmetit derisa po e përgatiste për ta dorëzuar tek prokuroria serbe.

Në këtë e-mail ai thotë se gjithçka është gati pos që prokurori amerikan i EULEX’it, Charles Hardawa duhej të bënte një marrëveshje të mirë me Shkumbin Mehmetin. 
Bllaca në këto komunikime që i posedon Express pretendon se Mehemti mund të bëjë lidhjen në mes incidentit “Nish-Express” dhe Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinajt. Por, deklarata që ai do të depononte në prokurorinë serbe nuk jep dhe aq shumë lidhje. Ajo në përgjithësi tregon një incident kriminal në të cilin qe përfshirë Mehmeti dhe më vonë do të përfundonte në burg, ku edhe sot e vuan dënimin. 

Shkumbin Mehmeti në një intervistë për “Koha Ditore” do të shfaqej me pretendime për njohuri të mëdha në botën e krimit të pasluftës në Kosovë, duke pretenduar se ka informacione për së paku 6 vrasje e kidnapime, derisa rekrutuesi i tij, Nazim Bllaca, kishte pretenduar që ishte pjesë e 17 aksioneve kriminale si vrasje, kidnapime, tentim-atentate, shantazhe etj. 

Pas daljes publike të Nazim Bllacës në sheshin në mes Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës në nëntorin e viti 2009 me këto akuza ishte bërë e zakonshme që njerëzit të shfaqeshin në publik me pretendime për të qenë dëshmitarë krimesh, e deri tek personat që besonin që dinin aq shumë informata sa do at rrënonin krejt skenën politike nëse flasin, siç ishte rasti i Naim Miftarit, për të cilin një panel gjyqtarësh në rastin “Bllaca” pati vendosur se ishte i pabesueshëm, ani pse hapësira mediale për të ishte tepër e madhe.

Por se çka saktë deponoi në Prokurorinë serbe Shkumbin Mehemti përmes Nazim Bllacës, lexojeni të plotë në Express:

    Data: 11 Mars 2016 15:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera