Kthehu lart

Mustafa tregon se Pacolli shkoi në Zvicër disa ditë para se t'i bashkohej PAN’it (Video)

Mustafa tregon se Pacolli shkoi në Zvicër disa ditë para se t'i bashkohej PAN’it (Video) GazetaExpress

Ish-kryeministri Isa Mustafa i cili ditën e djeshme i dorëzoi detyrën Ramush Haradinajt, ka folur për LAA dhe largimin e AKR’së nga ky koalicion.

Thotë se Pacolli nuk ka marrë pjesë në një takim të caktuar në mes të përfaqësuesve të LDK’së dhe VV’së duke shkuar jashtë vendit. Me kthimin e tij, sipas Mustafës, ai vetëm ka treguar vendimin për largim.

"Ai është bërë realizues i synimeve të cilat paraprakisht i ka pasur. Vetë Pacolli me zonjën Kusari dhe Lutfi Hazirin kanë pas t'i mbajnë ato takime mirëpo ai shkoi në Zvicër dhe pastaj nuk është lajmëruar fare", ka thënë ai.

Thekson se AKR ka shfrytëzuar votat e LDK’së për të hyrë në Kuvend, derisa thotë se mos bashkëpunimi me VV’në nuk mund të jetë arsye e kësaj ndarje.

“Gjithsesi sepse vota ka qenë votë e përbashkët. Për dallim prej koalicionit PAN ne gjatë tërë fushatës nuk kemi thënë se duhet të votoni, të themi te dëgët e LDK’së se duhet të votoni vetëm LDK’në por ne jemi angazhuar për vota për njerëzit që kanë qenë në listën tonë”, tha Mustafa në Rubikon të KTV’së. 

I.Mustafa by GazetaExpresscom


    Data: 12 Shtator 2017 20:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera