Kthehu lart

Mustafa godet Driton Selmanajn: Nuk veprojmë me shantazhe

Mustafa godet Driton Selmanajn: Nuk veprojmë me shantazhe GazetaExpress E hënë, 19 Qershor 2017 23:30

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar menjëherë pas paralajmërimit të Driton Selmanajt se mund të largohet nga LDK, nëse ajo hyn në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Koalicioni me PDK është i rrezikshëm për vendin. Unë nuk jam pjesë e LDK’së nëse kjo vendos të formoj koalicion me PDK’në”, ka thënë sot Selmanaj në një paraqitje televizive.

Kjo deklaratë e Selmanajt, njëri prej anëtarëve më të rinj të LDK'së, dhe njeriu i tretë më i votuar në LDK në zgjedhjet e 11 qershorit, duket të mos i ketë pëlqyer aspak shefit të partisë, Mustafa.

Ky i fundit ka thënë se "LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc".

"Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së", ka shkruar Mustafa në Facebook.

"Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje", ka thënë Mustafa.

    Data: 19 Qershor 2017 23:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera