Kthehu lart

Mustafa bllok PDK'së, i hapur për koalicion me partitë tjera

Mustafa bllok PDK'së, i hapur për koalicion me partitë tjera GazetaExpress E hënë, 19 Qershor 2017 22:59

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër në largim i vendit, Isa Mustafa, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se "LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc".

"Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK", ka shkruar Mustafa.

Por, kreu i LDK'së e ka lënë të hapur derën për bashkëpunim me partitë e tjera.

"Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së", ka thënë Mustafa.

"Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje", ka shkruar Mustafa.

    Data: 19 Qershor 2017 22:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera