Kthehu lart

Murati: Demarkacioni të marrë një epilog, të kalojë ose të rrëzohet

Murati: Demarkacioni të marrë një epilog, të kalojë ose të rrëzohet GazetaExpress

Ndryshimet e marrëveshjes aktuale për çështjen e demarkacionit, Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, thotë se i sheh si shumë të vështira.

“Mali i zi ka shkuar shumë larg me miratimin e kësaj marrëveshje, nuk ka arsye të tërhiqet”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.

Ka shtuar se në kohën kur pati gazlotsjellës në Kuvend për demarkacionin, nuk u bë asnjë hap i madh.

“Demarkacioni më shumë u shfrytëzua për ta rrëzuar Qeverinë se sa të marrë një epilog”, shtoi ai.

Ai ka thënë se as atëherë nuk ka pasur gjasa të kalojë demarkacioni, por megjithatë duhej t’i jepej epilog.

“Mundësia e vetme është të ratifikohet pastaj Malit të Zi t’i kërkohet të rinegocohet”.

Ka thënë se demarkacioni duhet të marrë një epilog, të kalojë ose të rrëzohet, e shtoi se po zvarritet më shumë se që duhet.

    Data: 13 Janar 2018 00:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera