Kthehu lart

Ministria e Infrastrukturës financon asfaltimin për dy fshatra në Malishevë

Ministria e Infrastrukturës financon asfaltimin për dy fshatra në Malishevë GazetaExpress

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Malishevës.

Me këtë Memorandum, MI-ja do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve në fshatin Llapçevë – Ujëvarat e Mirushës, në vlerë prej 250,000 eurosh dhe Mleqan – Pllaqicë në Malishevë, në vlerë prej 162,000 eurosh.

“MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Malishevës obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projektet të realizohen pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projekteve, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektet për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave./Gazeta Express

    Data: 21 Prill 2017 11:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera