Kthehu lart

Ministri i brendshëm serb: Nuk do t'i vëmë kurrë sanksione Rusisë

Ministri i brendshëm serb: Nuk do t'i vëmë kurrë sanksione Rusisë GazetaExpress

​Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se vendi i tij nuk do t’i vendosë kurrë sanksione Rusisë dhe as nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës

Ai i bëri këto komente gjatë shqyrtimit të projektligjit për sistemin e planifikimit në Kuvendin e Serbisë.

“Falë (presidentit serb) Aleksandar Vuçiq, i cili e ka thënë këtë shumë herë, as kjo Qeveri as ky shtet nuk i vë sanksione Federatës Ruse”, tha Stefanoviq, për të shtuar se Vuçiq ka fuqi politike për të vendosur diçka të tillë, duke qenë i vetëdijshëm edhe për pasojat.

Perëndimi i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të ndërhyrjes në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara si dhe për rolin e saj në konfliktin në Ukrainë.

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Thesarit ka vënë sanksione të reja mbi disa manjatë rusë të lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin.

    Data: 16 Prill 2018 14:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera