Kthehu lart

Miliarderi kinez: Lufta e tretë botërore, kush mund ta shkaktojë...

Miliarderi kinez: Lufta e tretë botërore, kush mund ta shkaktojë... GazetaExpress

Teknologjia mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore, nëse udhëheqësit nuk punojnë së bashku për të zbutur efektet negative të saj, tha Jack Ma, një magnat kinez dhe president i kompanisë më të madhe tregtare në internet, Alibaba.

“Revolucioni i parë teknologjik shkaktoi Luftën e Parë Botërore, revolucioni i dytë teknologjik, Luftën e Dytë Botërore, dhe tani kemi të tretën.

Nëse do të vijmë deri te Lufta e Tretë Botërore, mendoj se do të duhej të jetë një luftë kundër sëmundjeve, ndotjes dhe varfërisë”, tha Jack Ma në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, raporton The Guardian.

Ma shtoi se tregtia duhet të jetë një zgjidhje për problemet botërore, e jo të përdoret si armë.

“Nëse do ta përdornit si armë, dëmet më të mëdha do të pësoheshin nga të rinjtë dhe bizneset. Ata do të vriten, ngjashëm si kur të bombardoni dikë”, tha miliarderi kinez.

    Data: 25 Janar 2018 14:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera