Kthehu lart

Mikullovci: Seanca mbahet nesër në orën 11

Mikullovci: Seanca mbahet nesër në orën 11 GazetaExpress

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka konfirmuar për Gazetën Express se nesër do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

 Ai ka thënë se vendimi për t'u mbajtur kjo seancë është marrë pas kërkesës që ka bërë PAN.

“Po, nesër mbahet seanca. Ajo do të nis në ora 11:00 dhe thirrja e saj është bërë pas kërkesës që ka bërë PAN”, ka thënë Mikullovci për Express.

Krerët e koalicionit PAN kanë kërkuar nëpërmjet një letre nga kryesuesi Mikullovci që ta caktojë seancën konstituive për të enjten.

Koha e vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, është kërkuar ora 10 e mëngjesit.

    Temat:
    Data: 06 Shtator 2017 22:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera