Kthehu lart

Metergofci i Podujevës edhe sivjet pa rrugë

Metergofci i Podujevës edhe sivjet pa rrugë Foto: Ilustrim GazetaExpress E shtune, 12 Gusht 2017 23:05

Fshati Metergofc, u përmend shumë dy ditët e fundit, pasi aty u arrestuan 11 rusë e serbë që hynë në territorin e Kosovës ilegalisht.

Por, banorët e këtij lokacioni në komunën e Podujevës, pos kalimeve ilegale të kufirit, problem e kanë edhe rrugën e pashtruar.

Kjo po u sjellë atyre telashe si në verë ashtu edhe në dimër.

Sipas përfaqësuesit të Metregofcit, mungesa e rrugës së asfaltuar bëri që shumë familje ta braktisin fshatin.

E largimi i banorëve dhe rruga e pashtruar solli edhe mbylljen e shkollës së Metergofcit.

Ankesa për këtë çështje kanë edhe serbët që jetojnë aty, teksa thonë se jeta do tu ndryshonte për së miri nëse rruga do të rregullohej.


    Data: 12 Gusht 2017 23:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera