Kthehu lart

Mësuesi përplas për tokë nxënësin, por harron që nxënësit e tjerë po e filmojnë

Mësuesi përplas për tokë nxënësin, por harron që nxënësit e tjerë po e filmojnë GazetaExpress

Një mësues është shkarkuar nga detyra në një shkollë në Karolinën e Veriut, pasi përplas një nxënës 12 vjeçar në tokë, sulm i filmuar në video.

Mësuesi i padëshiruar zëvendësues kishte përfunduar kontratën e tij me "Western Guilford Middle School" të dielën, edhe pse fillimisht viktima Jose Escudero u pezullua për shtatë ditë gjatë incidentit.

I zemëruar nga sulmi, nëna e Escudero, Mayo Corrales, ka postuar videon në Facebook me shpresën e sigurimit të "drejtësisë" për djalin e saj.

Escudero tha për mediat lokale se sulmi i ndodhur në ditën e Shën Valentinit, u zhvillua pasi mësuesi hodhi një kuti me çokollata në lavaman, ndërsa djali ka shkuar për t'i rimarrë ato. Kjo bëri që mësuesi të niste sulmin e tij, duke e mbështetur fillimisht në mur dhe më pas e hodhi atë në tokë.

Shkolla "Western Guilford" konfirmoi nëpërmjet Facebook se zëvendësuesi ishte liruar dhe prindërit kishin qenë të informuar për incidentin. Të dy si Escudero dhe nëna e tij thonë se tani planifikojnë të ndërmarrin veprime ligjore kundër shkollës dhe mësuesit.

    Data: 21 Shkurt 2018 08:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera