Kthehu lart

Merkel për Brexit: Marrëveshja në interes të të dyja palëve

Merkel për Brexit: Marrëveshja në interes të të dyja palëve GazetaExpress

Kancealerja gjermane, Angela Merkel, në një reagim pas nisjes së negociatave për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, tha se kërkonte një marrëveshje në interes të të dyja palëve.

“Dua që ne të arrijmë një marrëveshje të mirë dhe kjo duhet të jetë në interes të të dyja palëve. 27 vendet e Bashkimit Europian do ti formulojnë qartë kërkesat e tyre dhe me shpresë edhe së bashku. Por është shumë herët për të spekuluar mbi detaje që në ditën e parë të negociatave”, tha Merkel gjatë një konference për mediat pas një takimi me Presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis.

Qëllimi i takimit të parë të negociatave një vit pasi Britania shokoi me vendimin e saj  ishte shmangia e tensioneve dhe krijimi i një klime të mirë.

Të enjten do të mbahet edhe Samiti, ku do të jetë e pranishme edhe kryeministrja Theresa May, por jo në rolin e negociatores, i cili mund të përcaktojë edhe linjat e para të një marrëveshje.

    Data: 19 Qershor 2017 23:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera