Kthehu lart

Mediat serbe për Asociacionin: Haradinaj duhet "ta gëlltisë bretkosën e madhe”!

Mediat serbe për Asociacionin: Haradinaj duhet "ta gëlltisë bretkosën e madhe”! GazetaExpress

Pavarësisht premtimeve të tij gjatë fushatës zgjedhore se ai nuk do të lejojë krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe, kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj, do t'i duhet të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Brukselit.

Kështu së paku shkruan mediumi serb Blic.rs, sipas të cilit për këtë insiston edhe BE-ja, por edhe Lista Serbe, e cila “i siguroi Haradinajt ulësen e kryeministrit”.

“Kryeministri i ri i Kosovës, i cili para zgjedhjeve në mënyrë eksplicite kundërshtoi krijimin e Asociacionit, nuk ka folur për këtë çështje pasi atij iu dha detyra më e lartë. Megjithatë, ai tha se do të fliste me serbët nga Kosova, por gjithashtu tha se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë”, shkruan ky medium.

Gjithashtu, sipas Blic.rs, mediat gjermane, në artikujt e parë të botuar pas emërimit të tij, deklaruan se Ramush Haradinaj duhet së pari "të gëlltisë një bretkosë të madhe” dhe të njohë Komunitetin e Komunave Serbe në Kosovë, i cili ”sikurse Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, do të bëhet shtet brenda shtetit”.

Stefan Surliq, analist, mendon se shqiptarët në Kosovë kanë frikë nga Asociacioni i Komunave Serbe, sepse ata besojnë se mund të ndodhë separatizmi.

“Ata kanë frikë se AKS do të bëhet një entitet apo republikë, që do të bëhet një Republika Srpska e re. Kjo, megjithatë, nuk qëndron, sepse kjo shoqatë ka praktikisht vetëm një funksion mbikëqyrës dhe që respekton të drejtat e garantuara të serbëve”, ka thënë Surliq.

    Data: 13 Shtator 2017 10:02
    Autori: GazetaExpress
    • Tërmeti trondit edhe Selanikun

      Tërmeti trondit edhe Selanikun 0

    Të tjera