Kthehu lart

MBPZH, premton masa për cilësinë e bukës

MBPZH, premton masa për cilësinë e bukës GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 20:04

Ministria e Bujqësisë ka paralajmëruar hapa konkret për sigurimin e miellit dhe bukës cilësore. Në kuadër të këtij angazhimi do të shtoj numrin e inspektorëve për kontrollimin e dozës së aditivit në bukët që shiten nëpër furrat e Kosovës.

“Kemi biseduar me akterët kryesorë . Jemi duke bërë analiza dhe sigurisht që në një të ardhme të afërt do të dalim me propozime dhe kritere rreth evitimit të këtij problemi i cili është shumë shqetësues sipas burimeve në terren”, tha zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi.

    Data: 14 Nentor 2017 20:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera