Kthehu lart

Mbështetësja e flaktë e Albin Kurtit flet për çështjen e ngacmimeve seksuale në VV

Mbështetësja e flaktë e Albin Kurtit flet për çështjen e ngacmimeve seksuale në VV GazetaExpress

“Baba” i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe pjesëtarët e tjerë të Lëvizjes, tash e sa vite po zotohen që çështja gjinore do të jetë një ndër shtyllat e funksionimit të partisë. Mirëpo, në të njëjtën kohë, po Kurti deklaron publikisht se brenda Lëvizjes ka pasur raste kur femrat aktiviste janë ngacmuar seksualisht. E në krah të deklaratave të Kurtit ka dalë mbështetësja më e madhe e tij, Tinka Kurti, e cila është edhe zëdhënëse në LVV

Ajo thotë se për çështjen e ngacmimeve seksuale në partinë e "Babës", gratë kanë ngritur shqetësime vetë. 

Zëdhënësja Kurti ka shkruar në Facebook se vetë gratë kanë insistuar që lideri Albin Kurti ta ngrejë këtë çështje në publik.

“Natyrisht që gratë e vajzat po flasin vetë. Dhe veç pasi ato kanë fol dhe pasi kanë insistu me u ngrit kjo çështje, pas tyre, madje me formulimet e tyre, ka fol Albini. Asnjëra nuk ka iluzione se çështjen e grave ka me e zgjidh Albini. Jo, na vetë e bëjmë luftën. Ama kjo luftë duhet me u njoftë, madje prej niveleve më të larta”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo deklaron se Kurti edhe më herët ka folur për këtë çështje.

“Pjesën "çështja gjinore" në platformën e Albinit e kanë shkruar vajzat aktiviste dhe kanë kërkuar që me qenë pjesë e platformës. Albinit i takon merita që e ka prioritizu dhe e ka vendos lart këtë. Ai ka folë edhe më herët për këto punë dhe nuk është e rastësishme që pas kushedi sa ankesave, vetëm tani po dëgjohen seriozisht këto thirrje”, thotë Tinka Kurti.

Ndërkohë, lideri i sapozgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbrëmë ka deklaruar publikisht se në partinë që tashmë ai drejton, ka pasur raste kur aktivistet janë ngacmuar, duke bërë që të njëjtat të mos shkojnë më në parti, shkaku i këtyre ngacmimeve. 

    Data: 25 Janar 2018 15:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera