Kthehu lart

​Marrëveshje gjigante: AAB me 15 mijë studentë kalon në VALA

​Marrëveshje gjigante: AAB me 15 mijë studentë kalon në VALA GazetaExpress E martë, 15 Shtator 2015 15:35

Rreth 200 zyrtarë të Kolegjit AAB dhe 15 mijë studentë, u bën sot pjesë e operatorit lider në vend, Vala. Zyrtarët e kolegjit AAB do të jenë pjesë të pakove me kontratë apo PostPaid, ndërsa studentët do të jenë pjesë e pakos N'trip, ku përfshihen: biseda pa limit, 2 GB internet me 3G e 4G dhe 500 SMS. Numri i studenteve do të rritet në 23 mijë.

Kolegji më i madh në vend, AAB, vendosi t'i bashkohet operatorit lider në vend, Vala, duke nënshkruar një marrëveshje, e cila përfshin marrjen e shërbimeve të Vala nga ana e stafit menaxhues, profesorëve dhe studentëve të këtij kolegji.

Krahas 200 zyrtarëve të këtij kolegji, të cilët do të marrin numra me kontratë të Vala apo PostPaid, do të jenë 15 mijë studentët e kolegjit që do të bëhen pjesë e Vala, saktësisht pjesë e pakos N'Trip, e cila kushton 2.99 euro në muaj për çdo student.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Vala dhe Kolegjit AAB paraqet kalimin më masiv që është bërë deri më tani në operatorin publik Vala nga ana e institucioneve dhe kolegjeve të tjera.

Para Kolegjit AAB, kolegje të tjera në numër të madh të studentëve si kolegji “Fama” me 9 mijë studentë, kolegji “UBT” me 7 mijë studentë, kolegji “Universum” me 3 mijë studentë, kolegji “Iliria” me 5 mijë studentë, dhe mijëra studentë të tjerë nga kolegjet “ISPE”, “Dukagjini”, “Juridica” etj, kaluan në Vala.

"Është një marrëveshje e madhe për Vala për shkak se bëhet fjalë për 15 mijë studentë që do të pajisen me numra të Vala dhe do të bëhen pjesë e pakos në N'Trip. Gjithashtu edhe zyrtarët e lartë të AAB-së, mbi 200 numra, do të jenë klientë të Vala”, deklaroi Drejtori Menaxhues i Vala, Agron Mustafa, duke shtuar se marrëveshja mes dy institucioneve është 3 vjeçare dhe se gjatë kësaj kohe, numri i studentëve që do hyjnë në N'tripa të Vala do të shkojë deri në 23 mijë.

Pakoja N’Trip, e cila ka një çmim prej 2.99 euro në muaj, brenda së cilës përfshihen 2GB internet 3G/4G, biseda të pakufizuar dhe 500 SMS, u lansua para 5 mujash dhe deri tani ka kaluar shifrën e mbi 30 mijë anëtarëve.

Këtyre 30 mijë anëtarëve do t'i bashkohen nga 1 tetori edhe rreth 50 mijë studentët e gjitha kolegjeve private që kanë nënshkruar marrëveshje me Vala, në mesin e të cilëve edhe 15 mijë studentët e AAB-së.

“Kemi pasur edhe më herët marrëveshje të nënshkruara me Vala, por kjo e sotmja është më konkretja dhe më e detajuara. Vala përveç se do të mbështet studentët për realizimin e praktikave të tyre mësimore, merr obligim të mbështesë edhe aktivitetet e kolegjit AAB", tha Lulzim Tafa, rektor i Kolegjit AAB.

    Temat:
    Data: 15 Shtator 2015 15:35
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera