Kthehu lart

Lirohet çifti pas 5 viteve pengmarrje nga talibanët

Lirohet çifti pas 5 viteve pengmarrje nga talibanët GazetaExpress

Ushtarët pakistanezë e kanë liruar sot një familje pesë-anëtarësh nga Amerika Veriore i cili po mbahej peng nga talibanët afganë.

Kanadezi Joshua Boyle dhe bashkëshortja e tij Caitlan Coleman u rrëmbyen në vitin 2012 teksa po e vizitonin Afganistanin. Ata sollën në jetë tre fëmijë derisa ishin peng i talibanëve, transmeton Express.

Ata u shpëtuan pas një informate që ushtria pakistaneze mori nga SHBA-ja gjatë një operacioni afër kufirit afgan, njofton ushtria pakistaneze.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ky është një moment pozitiv për marrëdhëniet SHBA-Pakistan.

“Zonja Coleman lindi tre fëmijë gjatë kohës sa çifti u mbajt peng”, ka thënë Trump në një komunikatë, duke shtuar “Sot, ata janë të lirë”.

Ushtria pakistaneze ka thënë se agjencitë amerikane të inteligjencës e kanë gjurmuar këtë familje në Afganistan dhe raportuan se më 11 tetor ata ishin zhvendosur përgjatë kufirit në distriktin fisnor të Pakistanit, Kurram. /Express/ 

    Data: 12 Tetor 2017 17:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera