Kthehu lart

Limaj tregon si iu ofrua posti i ambasadorit në SHBA

Limaj tregon si iu ofrua posti i ambasadorit në SHBA GazetaExpress

Fatmir Limaj, zëvendëskryeministri i Kosovës që është shpallur i pafajshëm nga gjykata për “Rastin MTPT”, sa ishte ministër i Transportit dhe Post-telekomunikacionit, ka shpalosur në Zona e Debatit në Klan Kosova se si atij i ishte ofruar posti i ambasadorit në SHBA, vetëm e vetëm të largohet nga ministria dhe të ikën nga Kosova.

“Por, ikjen dhe fshehjen e bëjnë njerëzit e ligë, unë nuk ikë nga vendi im dhe nga punët e mia”, ka pohuar Limaj.

“Ndërkombëtarët kanë pasur oferta për mua. Kam pasur ofertë të jem ambasador në SHBA për të hequr dorë nga ministria”.

Pastaj Limaj ka treguar se si ndërkombëtarët i thonin se nuk bën të ndërtohet autostrada e Kosovës për Shqipëri, e aeroporti “Adem Jashari” të privatizohet.

“Më kanë thënë që nuk bën të bëhet autostrada, janë munduar një herë që të më bindin se nuk bën ekonomikisht është e pafavorshme, pastaj më kanë thënë se nuk bën të ndërtohet autostrada pasi Serbia po ndjehet e kërcënuar nga Bashkimi Kombëtar. Por, unë e kam thënë se autostrada do të fillojë dhe do të përfundojë – madje kjo për Serbinë vetëm ma ka shtuar motivin”, ka treguar Limaj.

“Pastaj për aeroportin; një herë donin ta privatizonin, por kam thënë jo, s’mund ta privatizojmë një ndërmarrje rentabile. Më pas kanë shkuar të bëjnë projekt publiko-privat. Donin ta lëshonin për 35 vjet koncesion, por unë refuzova, thash jo; vetëm 20 vjet do ta lëshojmë. Tani është i vetmi aeroport në rajon që është i lëshuar për vetëm 20 vjet. Edhe pak vjet dhe tani i kthehet Kosovës”.

    Data: 24 Nentor 2017 21:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera