Kthehu lart

Ligji për Trepçën ende vetëm në letër

Ligji për Trepçën ende vetëm në letër GazetaExpress

Që nga miratimi në tetorin e vitit të kaluar, Ligji për Trepçën ende nuk ka gjetur zbatim. Kjo ndodh për shkakun se ende nuk është themeluar Bordi Mbikëqyrës dhe Bordi Menaxhues i Kombinatit Trepça, që nënkuptonte edhe fillimin e zbatimit të Ligjit për të.

Për këtë, Qeveria e Isa Mustafës kishte afat 6 muaj, mirëpo, tani pas rrëzimit të kësaj qeverie, shpresat mbesin në qeverinë e pas 11 qershorit.

Minatorët thonë se që nga përfundimi i luftës, asnjë qeveri nuk ka bërë sa duhet për gjigantin ekonomik, bën të ditur KTV.

Premtimet vetëm në fushatë nuk i kanë merituar minatorët, thotë njëri nga ta. 

Kuvendi i Kosovës miratoi në tetor të vitit të kaluar Ligjin për Trepçën me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik rimëkëmbet dhe rikthehet në treg.

Ligji e përcaktoi Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigantin.

    Data: 18 Maj 2017 19:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera