Kthehu lart

Liburn Aliu: Molliqaj ka tendencë të përçarjes, Kurti s’ka thënë diçka për Ahmetin

Liburn Aliu: Molliqaj ka tendencë të përçarjes, Kurti s’ka thënë diçka për Ahmetin GazetaExpress

Dardan Molliqaj tha mbrëmë se Albin Kurti ka besuar gjithmonë se Shpend Ahmeti ka kontratë me ambasadorët për ta eliminuar politikisht Kurtin.

Lidhur me këtë deklaratë pas shumë kohë heshtjeje, reagoi Shpend Ahmeti. Mirëpo, këto reagime nuk përfunduan me kaq.

Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook thotë se Dardan Molliqaj ende vazhdon të ketë tendencën e përçarjes, dhe se thotë se deklaratat e tij lidhur me Shpend Ahmetin janë gënjeshtër.

“Përsëritja e gënjeshtrës pavarësisht demantimit të saj tregon për tendencën përçarëse të Dardanit”, shkruan Liburn Aliu.

Aliu mes tjerash thotë se në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar ka qenë vetë Albin Kurti që e ka demantuar deklaratën e Molliqajt, që Kurti mund të ketë folur diçka kundër Shpend Ahmetit.

“Në mbledhjen e fundit që Kryesia e Lëvizjes mbajti me Grupin tonë Parlamentar, Albini e pati sqaruar se ajo çka ka thënë Dardani se ka thënë Albini për Shpendin është gënjeshtër”, thotë Liburn Aliu.

    Data: 25 Janar 2018 12:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera