Kthehu lart

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë ish deputeti i LDK’së, Agim Kikaj

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë ish deputeti i LDK’së, Agim Kikaj GazetaExpress

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndërruar jetë sonte pas mesnatës

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë këshilltarja për media e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Netja Bejta.

“Jam shumë e pikëlluar për lajmin e vdekjes së njeriut shumë të ndershëm dhe intelektual deputetit të LDK-së , zotit Agim Kikaj . Para disa orësh e takuam në punimet e KP -së, njeri shumë modest dhe optimist për ne të rinjtë”, ka shkruar ajo,

Deputeti Agim Kikaj ishte deputet në legjislaturën e Kuvendit të Kosovës e cila u shpërbë para dy jave.

Shkaktari i vdekjes se tij mësohet të jetë infarkti në zemër.

Ai ka lindur më 10 shkurt 1963, dhe kishte të përfunduar Fakultetin Juridik dhe atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, organit më të lartë të kësaj partie. /GazetaExpress/

    Data: 19 Maj 2017 01:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera