Kthehu lart

Ky është vendimi i Gjykatës për nxënësin që theri arsimtarin në Pejë

Ky është vendimi i Gjykatës për nxënësin që theri arsimtarin në Pejë GazetaExpress

Nxënësit 16-vjeçar E.H. të shkollës së mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë, i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore e Pejës, për therje me thikë të mësimdhënësit të vet të lëndës së matematikës B.B. në këtë shkollë

Siç e bëri të ditur të mërkurën për KD-në, zëdhënësja e kësaj gjykate Selvane Bukleta, kjo masë është shqiptuar në seancën e mbajtur të martën nga gjyqtarja në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore të Pejës, Nushe Kuka-Mekaj.

Gjyqtarja e ka cilësuar këtë vepër si lëndim të lehtë trupor, dhe sipas zëdhënëses atij i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

    Data: 08 Mars 2018 09:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera