Kthehu lart

Ky është arsyetimi i PZAP-it për rinumërim të votave në Prishtinë

Ky është arsyetimi i PZAP-it për rinumërim të votave në Prishtinë © Gazeta ExpressFoto: Kushtrim Tërnava GazetaExpress

​Numri i madh dhe mospërputhjet e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta dhe veçanërisht rezultati i ngushtë mes Shpend Ahmetit të VV-së dhe Arban Abrashit të LDK-së në Prishtinë, ka çuar PZAP-in që ta pranojë kërkesën e LDK-së për rinumërim të kutive të votimit të kryeqytetit. 

“PZAP vlerëson se këto të dhëna me parregullsitë e theksuara më lart, do të kenë ndikim në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, andaj më qellim të eliminimit të çdo dyshimi dhe për të ruajtur besimin dhe transparencën në procesin zgjedhor PZAP-i, urdhëron KQZ-në, që në të gjitha vendvotimet e cekura në pjesën e I të diapozitivit të këtij vendimi të rivlerëson dhe rinumëron fletëvotimet e pavlefshme, fletëvotimet e përdorura nga votuesit por të paplotësuara (të zbrazëta), të cilat kanë qenë në kutin e votimit dhe të rinumërohen të gjitha fletëvotimet e rregullta në të gjitha Qendra e Votimit në Komunën e Prishtinës”, thuhet në arsyetimin e PZAP-it për rinumërim. 


    Data: 23 Nentor 2017 15:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera