Kush është me Shpend Ahmetin e kush me Albin Kurtin në Asamblenë e Komunës së Prishtinës?

Bashkë me ndarjen e Vetëvendosjes dhe me dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga partia janë të ndarë edhe asamblistët në komunën e Prishtinës.

GazetaExpress

Lufta e VV’së nuk mbeti vetëm mes Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt, në këtë grup hyri edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ahmeti ka vepruar ndryshe nga të tjerët deri të enjten.

17 asamblistët e Vetëvendosjes pothuajse të gjithë kanë bërë publike se a janë me Shpend Ahmetin apo me Albin Kurtin.

Natyrisht, edhe asamblistët janë ndarë në dy krahë. Por, sipas informacioneve të siguruara Shpend Ahmeti ka më shumë simpatizues nga asambleja sesa Albin Kurti.

“Nga asamblistët, dy tre persona janë aty se ku t’iu bjerë më mirë shkojnë, ndërsa të tjerët tashmë edhe janë pozicionuar”, kishte thënë një burim i  Gazetës Express muaj më parë, ndëqrsa të veçse ishin pozicionuar.

Asamblistët që përkrahin Shpend Ahmetin (krahun e Molliqajt)

1.       Qendrim Sahiti

2.       Nol Nushi  

3.       Drilon Pireva

4.       Milot Podvorica

5.       Adrian Berisha

6.       Genc Sherifi

7.       Vala Peshku

8.       Mimoza Sylejmani

9.        Visare Gashi

Ndërsa asamblistët që përkrahin Albin Kurtin dhe janë rreshtuar në këtë krah janë:

1.      Eman Rrahmani

2.       Egzon Azemi

3.       Vjosa Hamiti-Krasniqi

4.       Besnik Mujeci  

5.       Leonora Shabani-Bajraktari

Të tjera

Lajmet e fundit