Kur Shpend Ahmeti thoshte për Vetëvendosjen “Shyqyr që ekziston”

Shpend Ahmeti nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosjes. Ani pse kjo lëvizje e ngriti dhe ia dha hapësirën më të madhe se cilido brenda organizatës. Dy herë e kishin kandiduar për ta marrë udhëheqjen e Prishtinës, të cilën edhe e mori. Ky zyrtar që dikur ishte pjesë e FER-it e që si dështim për t’u zhvilluar ky subjekt, ai zgjodhi t’i bashkohet partisë së Albin Kurtit, tash e ka braktisur këtë të fundit. Lëvizjen që dikur i thoshte “Shyqyr që Ekzitson”.

GazetaExpress

Adhurimi i Ahmetit për Vetëvendosjen dhe gëzimi për ekzistencën e kësaj partie nuk është se  zgjati shumë. Ai iu bashkua 9 deputetëve tashmë të larguar nga partia e Kurtit që po njihet si krahu i Molliqajt.

Përveç tij, në pozitën e kryetarit nga radhët e VV’së, në klanin e Mollqajt është edhe një tjetër kryetar që braktisi VV’në e që bëhet fjalë për Qëndron Kastratin, kryetarin e Kamenicës.

Sidoqoftë cinizmi i Shpend Ahmetit fillon në insistimin e tij që asnjëherë nuk do të largohej nga Vetëvendosje. Madje këtë e kishte thënë shumë herë.

Lëvizja Vetëvendosje e cila ishte paraqitur unike dhe e pandarë, tash është po përballet me njërën nga ndarjet më të mëdha që janë parë ndonjëherë.

Gjithçka filloi pas një ekspozimi të një mesazhi ku Aida Dërguti po ashtu e larguar, e quajti mut Albin Kurtin nga ku më pas dolën në pah mospajtimet që kishin filluar shumë kohë më parë ndërmjet Albin Kurtit e Dardan Molliqajt.

Megjithatë, largimi i fundit, ndonëse jo i papritur, ishte ai i Shpend Ahmetit.

Por kur i shikojmë të gjitha postimet e tij në Facebook për këtë Lëvizje tregon se sa i ‘dhënë’ ka qenë realisht ai për partinë që e glorifikonte.

“Po habitem me urrejtjen e disa njerëzve. Veç me Zemër për Kosovë, jo me bateria, me zemër”, kishte shkruar Ahmeti para zgjedhjeve të qershorit.

Nisur nga kjo, ‘zemra’ që ishte logoja e Vetëvendosjes gjatë fushatës, del të jetë e mbushur me bateri.

Madje Ahmeti ishte shprehu edhe krenar që i përkiste një Komuniteti si VV’ja.

 “Kanë tentuar të na zhdukin simbolikisht dhe tekstualisht e bile edhe sot na kërcënojnë. Por ne jemi rritur dhe do të ngadhënjejmë sepse e kemi sinqerisht për kombin”, ka shkrua ndër tjerash.

Pasi e bëri publike dorëheqjen e tij Shpend Ahmeti, Vetëvendosje zgjodhi të shkruaj për kontributin e Ahmetit. Ia kujtoi atij, se më shumë ka marrë nga organizata se që ka dhënë. /GazetaExpress/

Të tjera

Lajmet e fundit