Kthehu lart

Kur Haradinaj publikisht dëshironte që Shpend Ahmeti t’i bashkohet AAK-së

Kur Haradinaj publikisht dëshironte që Shpend Ahmeti t’i bashkohet AAK-së GazetaExpress

Kishte qenë viti 2011 kur subjekti i ri politik Fryma e Re (FER), kishte vendosur t’i bashkohej Lëvizjes Vetëvendosje. Por në atë kohë, Shpend Ahmeti së bashku me disa zyrtarë të lartë të kësaj partie kishin zhvilluar takime me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, që t’i bashkohen këtij subjekti politik

Vetëm pak kohë pasi FER i ishte bashkuar VV-së, Daut Haradinaj shprehte haptazi dëshirën që Shpend Ahmeti së bashku më anëtarët e tjerë të FER-it t’i ishin bashkuar AAK-së.

“Kemi pas qejf me qenë bashkë në Aleancë, por megjithatë ata s’kanë shkuar larg”, kishte thënë Daut Haradinaj në një deklaratë të tij të muajit prill të vitit 2011.

Haradinaj nuk kishte ngurruar të flasë fjalë të mira për Ahmetin, teksa thoshte se Kosovës i duhej një njeri si ai.

“Po, kam pas takime edhe pas 12 dhjetorit dhe vazhdoj të kem, sepse e çmoj për një djalë të përgatitur dhe mendoj se i duhet Kosovës një person i tillë. Kjo është një histori e vjetër dhe mendoj personalisht unë kam pas takime dhe do të vazhdoj të kem takime me Shpend Ahmetin, kam respekt për të”, kishte thënë Haradinaj, transmeton Insajderi.

Dy prej themeluesve të FER-it, Ilir Deda dhe Qëndrim Gashi nuk kishin preferuar t’i përcjellin hapat e partisë dhe të Ahmetit. Ata kishin refuzuar t’i bashkohen Vetëvendosjes.

    Data: 08 Mars 2018 09:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera