Kthehu lart

Kuptohet arsyeja pse Trump nuk ia zgjati dorën Angela Merkelit (Video)

Kuptohet arsyeja pse Trump nuk ia zgjati dorën Angela Merkelit (Video) GazetaExpress E diel, 19 Mars 2017 16:56

Shtëpia e Bardhë ka dalë me një teori të re se pse Donald Trump papritmas e injoroi kërkesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, për shtrëngim duarsh.

Zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka thënë se presidenti Trump nuk e ka dëgjuar lideren gjermane, transmeton Express.

“Nuk mendoj se ai e ka dëgjuar pyetjen”, ka thënë Spicer për gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Të premten Trump e mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë Merkelin dhe në një takim para gazetarëve Merkel u dëgjua duke e pyetur Trumpin nëse dëshironte t’i shtrëngonte duart me të, pyetje ndaj të cilës Trump nuk u përgjigj. /Express/ 


    Data: 19 Mars 2017 16:56
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera