Kthehu lart

Kryetarja e Gjykatës Speciale: Aktakuzat do t'i lëshojmë kur të thonë prokurorët

Kryetarja e Gjykatës Speciale: Aktakuzat do t'i lëshojmë kur të thonë prokurorët GazetaExpress

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka folur para gazetarëve në vizitën e saj të parë në Prishtinë për kohën kur pritet të ngrihen aktakuzat e para nga Gjykata, që zyrtarisht njihen si Dhoma të Specializuara.

Trendafilova ka treguar se ka filluar funksionalizimi i Dhomave të Specializuara, ndërsa aktakuzat ngrihen kur këtë do ta kërkojnë prokurorët.

“Dhomat janë tërësisht funksionale që të fillojnë me procedura kur atë e thonë prokurorët. Gjyqtarët që kanë aplikuar është dashur t'i nënshtrohen një vlerësimi ndërkombëtar dhe të kenë zotim të plotë ndaj drejtësisë”, tha kryetarja e Speciales, Trendafilova.

Ajo ka folur edhe për gjyqtarët e përzgjedhur nga Dhomat e Specializuara.

Trendafilova tha se në mars të këtij viti, ata kanë mbajtur seancën e parë plenare ku kanë miratuar tre dokumente dhe ku përfshihen standardet që gjyqtarët duhet t'u mbahen dhe në rast të shkeljeve nga ana e gjyqtarëve atëherë ekziston ndëshkimi disiplinor që shkon deri te largimi nga detyra. 

    Data: 23 Nentor 2017 15:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera